Një furgon është djegur gjatë natës në qytetin e Korçës në lagjen numër 10.
Mësohet se automjeti tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët rreth orës 00:45 pas mesnate.
Automjeti është në pronësi të shtetasit L.N., 31 vjeç.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.