Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen me ujë nga objekti prodhues “Kroni” në Fushë-Kosovë do të mbesin pa ujë të pijshëm.
Kjo si pasojë e hedhjes dhe djegies së mbeturinave te lumi Drenica, gjë që ka shkaktuar prishjen e kabllosë së energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë:
Nga hedhja dhe pastaj djegja e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).
Stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë është pa energji elektrike. Ekipet tona po dalin në terren, por rregullimi i saj do të zgjatë më shumë.
Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike.
Këto gjëra po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri.