Digjet lokali, lëndohen katër femra

Pejë | 04 Shk 2017 | 13:22 | Nga

Katër femra shtetase të Shqipërisë në fshatin Vitomiricë të Pejës kanë pësuar lëndime trupore nga zjarrvënia e një lokali, dhe për të shpëtuar nga më e keqja kanë kërcyer nga kati i dytë i lokalit.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një lokal pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e zjarrit katër viktima femra shqiptare shtetase të Shqipërisë kanë pësuar lëndime trupore pasi që të njëjtat kanë kërcyer nga kati i dytë i lokalit”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Ekonomia Online.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

Sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 20 000 euro.

Të ngjashme