Një veturë është djegur në fshatin Vlashnjë të Prizrenit pasditen e sotme. Brenda veturës së djegur nga dyshimet e para është edhe një viktimë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.Klankosova
“Bëhet fjalë për një veturë të djegur, Policia së bashku me Prokurorin e Shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetuar një rast si vdekje e dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Gashi