Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht pasditen e kësaj të diele në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të ngjarjes./abcnews.al