Të enjten rreth orës 22:30 një burrë nga fshati Ujëz i Gjakovës ka raportuar se shtëpia e vëllait të tij ishte kapluar nga zjarri.
Ankuesi ka arrit ta lokalizojë zjarrin dhe më pas e kishte raportuar rastin në polici.
Sipas ankuesit në një dhomë ishte djegur një televizor dhe një tavolinë.
Shkaqet e zjarrin ende nuk dihen. Ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.