Një shtëpi është djegur në fshatin Zhitkovc të Zveçanit, ka raportuar në polici pronari i shtëpisë, duke shtuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën.
Zjarrin e kanë lokalizuar zjarrfikësit, ndërkaq në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe eksperti i zjarreve.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.