Ekonomia Online
FUNDIT

Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar

Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri në Gjakovë gjatë orëve të para pas mesnate. Për këtë ka njoftuar Brigada e Zjarrfikësve Gjakovë, e cila thekson se nuk raportohet për të lënduar. “Gjatë orëve të para pas mesnate, në qendër të qytetit, një veturë është përfshirë nga flakët. Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë […]

Një veturë është përfshirë nga zjarri në Gjakovë gjatë orëve të para pas mesnate.

Për këtë ka njoftuar Brigada e Zjarrfikësve Gjakovë, e cila thekson se nuk raportohet për të lënduar.

“Gjatë orëve të para pas mesnate, në qendër të qytetit, një veturë është përfshirë nga flakët. Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervenuar duke lokalizuar dhe shuar zjarrin në kohë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së tij dhe shmangies së rrezikut për qytetarët dhe pronën përreth”, thuhet në njoftim e tyre në Facebook.

Po ashtu thuhet se janë shkaktuar dëme materiale.

Të ngjashme