Digjet një veturë në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët

Prishtinë | 16 Gus 2026 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00 në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, ekipet kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Të ngjashme