Digjet një veturë në Leposaviq, raportohet se është e nënkryetares së Leposaviqit

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Një veturë është djegur në mbrëmjen e së martës në Leposaviq. Mediumi “Kossev”, raporton se vetura është e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, tha për Dukagjinin se një pjesë e veturës është përfshirë nga flakët.

Sipas tij kjo nuk lidhet me çështjen e konvertimit të targave.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme