Një veturë taksi është përfshirë nga flakët në Rrugën B, pranë Royal Mall, në Prishtinë, pak minuta më parë. Automjeti është kapluar nga zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë. Ndërsa, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar. Ekonomia […]
Digjet një veturë taksi në Prishtinë

Një veturë taksi është përfshirë nga flakët në Rrugën B, pranë Royal Mall, në Prishtinë, pak minuta më parë.
Automjeti është kapluar nga zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë.
Ndërsa, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar.
Ekonomia Online ka kërkuar sqarime edhe në Polici për këtë rast, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.



















