Para disa ditësh është djegur Shkolle fillore shqipe në fshatin Dacaj të Rozhajes.
Lidhur me këtë ngjarje në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova ka folur drejtori i kësaj shkolle Haxhi Lajçi.
Lajçi tha se zjarr duket se është shkaktuar nga personat e papërgjegjshëm duke vazhduar përhapja nga erërat që frynin me një shpejtësi deri në 100 km/h.
“Ngjarja ndodhi ditën e premte, kur masat e pandemisë ishin zbutur paksa sepse ishin hapur restorantet që ishin mbyllur gati tre muaj. Tre ditë më parë këtu kishte një erë të fortë diku 100 km/h. Atë ditë ishte edhe më e madhe. Atë ditë zjarri filloi të përhapej gjithandej sidomos në fshatin Dacaj”.
“Nga shënimet e gazetarëve të Rozhajes zjarri ishte përhapur diku në 18 vende. Është për t’u çuditur se si për një orë e gjysmë zjarri ka arritur të përhapet në 18 vende”.
“Zjarri është shkaktuar nga dikush i papërgjegjshëm dhe pastaj erërat e kanë vazhduar përhapjen. Nuk dihet akoma, mbetet të zbulohet në vazhdim”.
“Në mesditë aty afër shkollës, në anën e majt të lumit, ishte një zjarr i madh që kishte djegur aty afër një ndërtesë që shërben për t’i ruajtur drunjtë e shkollës, sepse shkolla nxehet me drunj. Ajo u shkatërruar plotësisht”.
“Zjarri u lokalizua nga zjarrfikësit lokal të Rozhajes, por edhe nga eskavatorët nga Bosnja Euro Asphalt, që erdhën dhe i larguan drunjtë e djegur. Në këtë kohë moti në Rozhaje ishte shumë i butë dhe për këtë kanë tepruar edhe një sasi e drunjve”.
I pari i kësaj shkolle foli edhe për historikun e gjatë të këtij tempulli.
“Shkolla ka histori të gjatë të punës së saj që nga viti 1945 si shkollë e shtetit. Më parë ishte si shkollë fetare. Shkolla fetare u dogj. Më pas ka vazhduar punën si shkollë private në gjuhën serbo kroate, pastaj ka vazhduar shqip. Para dy apo tre vjet kemi festuar 50 vjetorin. Nga bankat e kësaj shkolle kanë dalur kuadro të shumtë. Kjo është shkolla e vetme shqipe në Rozhaje”.