Shkolla “Musa Hoti”, në Mitrovicë është djegur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas djegies së një shtëpie pranë saj.
Zjarrfikësit ishin në vendin e ngjarjes, edhe në orët e mbrëmjes, duke bërë përpjekje që ta shuajnë zjarrin.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka falënderuar zjarrfikësit e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt, Mitrovicës së veriut, Policinë e Kosovës, FSK-në dhe kompaninë “Uniteti” për punën që po e bëjnë për fikjen e zjarrit.
“Si rezultat i kësaj kanë shpëtuar disa shtëpi përreth pa u përfshirë nga zjarri. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç një pjesëtari të Policisë së Kosovës, që ka pësuar një lëndim”, ka bërë të ditur Bahiri.
Komuna e Mitrovicës thotë se prej nesër do të filloj punën intensive për ndërmarrjen e të gjitha veprimet të nevojshme, në mënyrë që nxënësit ta fillojnë mësimin me kohë.

