Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se djeshme një personi në Skenderaj i është përfshirë stalla e shtazëve nga zjarri, shkruan Ekonomia Online.
Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë, përveç dëmeve material që dyshohet të jetë në vlerë të madhe, nuk raportohet për lëndime në njerëz.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e shtazëve. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë në vlerë te madhe nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.