Digjitalizohen gjobat e trafikut në Prishtinë, dërgimi i dënimeve bëhet në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti tani e tutje do të jetë me standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore, duke u dakorduar lidhur me digjitalizimin e gjobave të trafikut.

Pikat kyçë të dakordimit përfshijnë:

  1. Monitorimin dhe menaxhimin e trafikut me pajisje moderne dhe digjitalizimin e të dhënave.
  2. Njoftimin e kundërvajtësve përmes adresave elektronike të pronarëve të mjetit (telefon, e-Kosova)
  3. Dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës.
    Kjo marrëveshje përfshinë përdorimin e pajisjeve të avancuara që mund të monitorojnë automjetet në kohë reale dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar trafikun.

Të ngjashme