Urrejtja ndaj Drenicës dihet ku buron. Dihet kush është sponsori. Ndaj Drenicës ka pasë urrejtje qe prej shkurtit të vitit 1945. Në vrasjen e mijëra shqiptarëve atje, që po luftonin nën udheheqjen e Shaban Polluzhës, bashkë me çetnikët serbë kanë marrë pjesë edhe shumë komunistë shqiptarë.
“Elita” shqiptare e Kosovës, bashkë me “elitën” shqiptare të Shqipërisë, komunistët e kohës, i patën bashku forcat me çetnikët, për me i zhduke kryengritësit shqiptarë që po kërkonin pavarësi nga Serbia dhe bashkim me Shqipërinë.
Disa, këtë urrejtje, kurrë nuk e kanë kalu. Herë baballarët, herë bijtë e tyre. Veç e kanë paketu në forma të ndryshme. Herë i kanë quajt bashkëpunëtorë të nazizmit, here katundarë, herë hajna të farmerkave.
Fatkeqësisht në këto 100 vjet kështu ka qenë. Një djalë i Drenicës qeverisi 6-7 vjet, racistët e të gjitha kategorive patën me u çmend. Kqyre qysh folin, kqyre qysh hajne. Kqyre qysh….