Diktatori Kim Jong-un merr një vendim për ndalim të muzikës dhe stileve të flokëve që ai nuk pëlqen

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar zyrtarët e ushtrisë që të heqin stilet e flokëve dhe muzikën që ai nuk pëlqen dhe që përdoret mes adoleshentëve të vendit.

Diktatori ka deklaruar para zyrtarëve të Ligës së të Rinjve që të shikojnë me përparësi “fjalimet, stilet e flokëve dhe veshjet e të rinjve dhe të marrin shënime për çdo ndryshim psikologjik apo aktivitet jonormal”.

Në media raportohet se njerëzit në Korenë e Veriut janë të detyruar që të zgjedhin mes një liste të aprovuar nga qeveria për të stiluar flokët.

Kjo ka ndodhur si përpjekje për të mos futur në vend trendet perëndimore. Por së fundmi, diktatori koreanoverior ka marrë një fushatë për të luftuar sërish influencën e vendeve të tjera, të cilat ai i konsideron si kërcënim për regjimin e tij.

Në një letër të publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut ai shkruante se rruga që po bën Kina dhe Koreja e Jugut përmes modës po kthehet në një kërcënim serioz në Korenë e Veriut. Ai apelonte që adoleshentët të përgatiteshin sa më herët për shërbimin ushtarak.

Ky vendim vjen pasi diktatori dënoi me vdekje një zyrtar i cili kishte blerë disa pajisje të lira për një spital.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Kim dënoi zv/ministrin e Punëve të Jashtme pasi kishte importuar disa pajisje nga Kina, ndërkohë që ai vetë ka insistuar që pajisjet që do të përdoren në Spitalin e Përgjithshëm të Pyongyand të merren nga Europa.

Të ngjashme