(Poezi nga Paola Muçodemi)
Diku atje…
Diku mes bisedave
që prekin jetën dhe dashurinë!
Detin dhe fatin!
Zotin dhe qendrimin tënd ndaj jetës!
Mes bisedave që prekin familjen dhe
dhembsurinë!
Mes admirimit dhe shkëlqimit të syve të tu!
Mes copzave të ëndrrave të shkelura,
si fije të këputura!
Diku atje…
Ndjeva se si është të dashurosh vërtetë!
Ndjeva se, dalëngadalë jam e dashuruar me ty!