Dikur vatër e infeksionit me Coronavirus, sot vetëm një rast i konfirmuar

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Në fillim të pandemisë, Malisheva ishte njëra ndër vendet më të prekura me COVID-19 në Kosovë. Por më pas, situata shkoi drejt përmirësimit, sot në këtë komunë është konfirmuar vetëm një pacient me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur në statistikat zyrtare të publikuara në Insitutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ndërsa, komuna ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive është gjashtë.

Të regjistruar me COVID-19, nga data 14 mars e deri më sot, janë 252 persona, prej tyre 222 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe 6 raste janë aktive

Të ngjashme