Dikush e harron armën në banjon e Aeroportit, e gjen pastruesja

Prishtinë | 09 Kor 2025 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur mesditën e së martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Një person dyshohet se e ka harruar pistoletën në banjo.

Arma është gjetur nga një pastruese e cila e ka lajmëruar menjëherë policinë.

Organet e rendit e kanë konfiskuar mjetin në fjalë, derisa është njoftuar edhe prokurori.

Rasti po hetohet dhe po cilësohet si “Armëmbajtje pa leje”.

Të ngjashme