Ishte dikur një udhëheqës i një agjencie shumë të njohur i cili priste në hyrje çdo ditë për të parë se kush hynte i parruar. Po, me të vërtetë. Me fjalë tjera, ai personalisht shikonte nëse Joe ose Bob ishin rruar atë ditë. Mbani në mend se ai ishte Kryeshefi Ekzekutiv, deri sa nuk ishte, sepse u përjashtua.
Pastaj është Bill Gates. Në vend se të qëndronte në hyrje ose në korridor për të parë se kush po punonte ende dhe kush po lexonte artikuj në Entrepreneur, ai mbante në mend targat e makinës. ‘’I dija targat e makinës të të gjithëve’’, tha ai, ‘’kështu që shikoja në parking dhe shikoja se kur vinin njerëzit dhe kur dilnin”.
Sado shkatërruese që shprehitë udhëheqëse duken, ato gjithashtu janë mundësi të vlefshme për të mësuar.
Këtu janë tri mësime të cilat mund t’i mësoni:
Ndërtoni besim
Gjithçka fillon me besim. Gjithçka. Mendoni kur shkoni në shtëpi, për shembull. Çdo ditë ballafaqoheni me trafik të rëndë. Nuk dini se kush po qëndron prapa timonit. Nuk e dini se sa gjatë kanë qenë duke vozitur, kujt po i dërgojnë mesazhe etj. Mirëpo, nëse nuk iu besoni atyre, nuk mund të ecni përpara. Progresi ndalon. Ju ndaloni makinën sepse nuk jeni në gjendje të vazhdoni përpara.
Biznesi funksionon në të njëjtën mënyrë. Pa besim, nuk ka mundësi për dialog të shëndetshëm dhe nuk ka liri për të marrë vendime. Ju ndërtoni besim duke besuar.
Harroni orët
Një arsye pse udhëheqësit shikojnë korridoret ose parkingjet, në rastin e Gates është për të parë se kush po punon dhe si. Gates punonte shumë por gjithashtu ishte shumë i kujdesshëm për të mos aplikuar standardin që e vendosi për veten ta vendosë edhe tek të tjerët.
Por gjëja është, të jesh në punë nuk është barabartë me të punuarit. Gjëja e rëndësishme për udhëheqësit dhe për të gjithë është se rezultatet janë më të rëndësishme sesa kalimi i kohës.
Strategjia më e zakonshme e çmimeve për shumicën e kompanive, trajnuesit dhe këshilluesit është çmimi për orë. Ata punojnë për një çmim për orë dhe konsumatori paguan për tërë orët e punuara. E thjeshtë, dhe tërësisht joefikase. Kjo menjëherë krijon një marrëdhënie humbje/fitim në mes jush dhe konsumatorit. Ai ose ajo duhet të marrë një vendim financiar sa herë që keni nevojë.
Harroni çmimin për orë dhe fokusohuni në rezultatet që sillni. Çmimi sipas vlerës reflekton vlerën e perceptuar. Për shembull, një strategji çmimore mund të duket kështu: të mbani gjashtë intervista në një përqindje prej 100 dollarësh për orë. Në anën tjetër, një strategji e vlerës mund të jetë: të forconi marrëdhëniet me punonjësit dhe të ndërtoni besim përmes dialogut të hapur, duke rezultuar në shpenzime më të ulëta. Mbani në mend, njerëzit nuk blejnë informacionet, ata blejnë transformimin.
Lejoni që liria të mbizotërojë
Liria është të merrni vendime dhe liri për të udhëhequr. Duke kontrolluar për të parë nëse punonjësit e tij po ndiqnin rregullat, ‘’polici i rrojes’’ në fakt largoi fuqinë dhe mundësitë e rritjes nga të gjithë. Kjo është në rregull nëse dëshironi që kompania juaj të shkatërrohet dhe njerëzit tuaj të ju urrejnë, por nëse dëshironi të qëndroni në biznes si një udhëheqës dhe si një organizatë, atëherë ju duhet të shpërndani përgjegjësinë kudo.