Dikush largon shenjat e trafikut në Gërmi, përfundojnë në pyll

| 15 Qer 2020 | 16:17 | Nga

“Vrojtuesit e Lagjes”, të cilët raportojnë parregullsitë dhe problemet e qytetarëve në Prishtinë, kanë publikuar një foto ku shihet se dikush ka larguar shenjat e trafikut në një nga rrugët e parkut të Gërmisë

Sipas tyre, këto shenja janë larguar nga rruga Gërmi-Butovc dhe i kanë hedhur në pyll.

“Qytetarët e pandërgjegjshëm i kanë hjekë shenjat e trafikut në rrugën e re të malit të Gërmisë- Butovc dhe i kanë gjuajtur në mal”, shkruajnë “Vrojtuesit e Lagjes” në Facebook

Të ngjashme