Të shpeshta janë rastet e raportimeve për dhunë në familje.
E shumë prej këtyre rasteve të dhunës brenda familjes kanë përfunduar edhe me viktima.
Por gjatë 24 orëve të fundit pati një numër tejet të madh të raportimeve për dhunë në familje.
Vetëm brenda një ditë në Kosovë u raportuan tetë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme.
Në Prishtinë, Gjilan, Suharekë, Dragash, Leposaviq dhe në Gjakovë.
Më poshtë keni të gjithë rastet e raportuara së fundi:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 09.01.2022 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
• Gjilan 07.01.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e ti (bashkëshorten dhe vajzën) i kishte sulmuar fizikisht ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
• Gjilan 09.01.2022 ─ 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (të dashurën e ti), e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretma mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Suharekë, 10.01.2022 ─ 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjetë të mprehtë (thikë) zyrtarin policor. Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Dragash 10.01.2022 ─ 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte penguar viktimën femër kosovare (rejën e tij) të hynte në shtëpi me pretekst se ajo është në procedura të divorcit në gjykatë. Viktima është dërguar në strehimore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE
Rr. Sali Morina, Gjakovë 10.01.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Leposaviq 10.01.2022 ─ 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.