Dikush vendosi gurë në shinat e trenit, deklarohen nga Infrakosi: Është shmangur një rast i rëndë

Prishtinë | 15 Tet 2024 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot përgjatë hekurudhës Prishtinë – Pejë.

Personat të papërgjegjshëm kanë vendosur gurë në trasenë hekurudhore.

Me këtë rast ka mundur të ndodhë një aksident goxha i rëndë.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Infrakos.

Zëdhënësi Rafet Çitaku, tha se falë vigjilencës së makinistit është shmangur më e keqja.

“Nuk ka persona të lënduar fatmirësisht. Kemi arritur ta shmangim më të keqën, falë makinistit që ka qenë në lokomotivë. Rastin e kemi hapur dhe po e cilësojmë si të rëndë pasi që në tren kanë qenë dhjetëra udhëtarë”.

Të ngjashme