Dimal Basha ofendon mediet: Kjo qeveri ua ka ndalë tagjinë, asnjë cent nuk ua jep medieve

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 14:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se Qeveria Kurti ua ka ndalur medieve të Kosovës “tagjinë” (ushqim për kafshët) dhe ndryshe nga qeverisjet e kaluara nuk e jep asnjë cent për mediet e vendit. Ai i ka bërë komentet ofenduese në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke i cilësuar të padrejta ankesat e AGK-së për Ligjin për Këshillin e Pavarur të Medieve, raporton Ekonomia Online.

“Te KPM-ja u tha shumë propagandë dhe u bë shumë mediale çështja e Ligjit të KPM-së ku aty thojnë se dojna me i kap edhe mediat. Duhet me u kuptu një gjë: E para televizionet veç ju nënshtrohen Ligjit të KPM-së dhe kurrë s’ka pasë asnjë ankesë prej tyre, mirëpo portalet s’kanë dashtë. Tash kur u bë zgjerimi janë përfshirë edhe portalet, kanë dalë e po bërtasin. Nuk është në rregull se edhe furrat e bukës kur hapen në këtë republikë duhet me u deklaru punëtorët tatimet e gjithçka tjetër”.

“Po na flasin për kapje të mediave, ndërsa na e dimë që Telekomin e kanë falimentuar me 50 milion euro humbje dhe ka shku ka 10 milionë euro ua ka dhënë mediave për m’i ble. Kjo qeveri është e vetmja që ua ka ndalë komplet ‘tagjinë’ edhe asnjë cent nuk iu shkon mediave. Me dashtë me i kap kish vazhdu avazin tjetër, po ndryshimi tregon që na nuk jemi të asaj rruge dhe s’kemi synim me kap”, u shpreh Basha.

Ai e ka kritikuar edhe juristen e njohur të mediave Flutura Kusari. Sipas tij, ajo në emër të lirisë së medias po i mbron Devollët.

“Del Flutura Kusarin dëshiron me ta diktua komplet Kuvendin e Kosovës se qysh me bo një ligj për KPM-në kur e njëjta ne emër të lirisë së mediave del edhe i mbron debatet në rrugë. Ne emër të lirisë së mediave nuk mundesh me mbrojt lirinë e oligarkëve, me shpif në këtë republikë, të njëjtën kompani qe deri dje kanë dhënë e kanë marrë homologimin, kanë marrë këto terminalet doganore e kështu. Ne duhet me i shty këto ligje për shkak se mbrapa saj fshehen shume të zeza e shumë sene të pasinqerta kinse në interes të publikut po ata veç interesin e publikut nuk e mbrojnë”.

Të ngjashme