Ekonomia Online
FUNDIT

Dimal Basha në takim me ambasadorin francez, flasin edhe për “ndikimin rus në Evropë”

Dimal Basha në takim me ambasadorin francez, flasin edhe për “ndikimin rus në Evropë”

Dimal Basha, Kryetar i Zgjedhur i Kuvendit, tha se në takim me ambasadorin francez, Olivier Guerot, temë bisedime e kishin edhe “ndikimin rus në Evropë”. Veç kësaj, Basha kërkoi edhe “heqjen e domosdoshme të masave (ndëshkuese) nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës”. “Në takim trajtuam gjithashtu çështje me rëndësi gjeopolitike dhe strategjike, si ndikimi rus në […]

Dimal Basha, Kryetar i Zgjedhur i Kuvendit, tha se në takim me ambasadorin francez, Olivier Guerot, temë bisedime e kishin edhe “ndikimin rus në Evropë”.

Veç kësaj, Basha kërkoi edhe “heqjen e domosdoshme të masave (ndëshkuese) nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës”.

“Në takim trajtuam gjithashtu çështje me rëndësi gjeopolitike dhe strategjike, si ndikimi rus në Evropë, nevoja e mbështetjes nga Franca për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe domosdoshmëria e largimit të masave nga Bashkimi Evropian ndaj vendit tonë. Ndër të tjera theksova se këta hapa do të ndikojnë pozitivisht në forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Bashës.

Të ngjashme