Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se situata rreth negociatave me Greqinë po ndryshon çdo ditë dhe kjo varet nga optimizmi për zgjidhje eventuale.
Maqedonia, siç shton ai, bën çmos që të arrihet një kompromis dinjitoz për të dyja palët. Dimitrov thotë se nuk frikohen që problemet t’i shikojnë në sy, por që nuk varet gjithçka nga ne.
“Nuk është çdo gjë në duar tona. Po përpiqemi të arrijmë zgjidhje që do të mbulonte brengat e dyja palëve në kuptimin e dinstikcionit mes shtetit të Maqedonisë dhe rajonit, Maqedonia në Greqi, por dinstikcion që do të jetë dinjitoz dhe nuk do të hy në çështjen e identiteteve të të dyja palëve.
Dy shtetet europiane të shekullit 21 që ndajnë rajon gjeografik Maqedoni, duhet patjetër të gjejnë mënyrë si të ndajnë trashëgiminë kulturore”, tha mes tjerash shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov.