Shefi ekzekutiv i bankës së famshme JP Morgan, Jamie Dimon ka deklaruar se pret që kriza e Coronavirusit të përfshijë një “recesion të keq” dhe elementë të rënies së fuqishme financiare të ngjashme me krizën e vitit 2008.
Ai tha se ndërsa JP Morgan hyri në krizë me një pozitë të fortë dhe se huadhënësit janë përgatitur për këtë, ndikimi i pandemisë është duke u përhapur në mënyra më dramatike se sa parashikimet paraprake, përcjell Telegrafi.
“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë do të sjellë e ardhmja – por në minimum, supozojmë se ajo do të përfshijë një recesion të keq të kombinuar me një lloj stresi financiar të ngjashëm me krizën botërore financiare të vitit 2008”, tha ai.
Duke qënë përgjegjëse për tepricat që çuan në krizën e fundit në vitin 2008, bankat tani janë duke u thirrur për të ndihmuar në mbështetjen e miliona njerëzve dhe bizneseve. Ndërsa vitin e kaluar JP Morgan pati një vit rekord për të ardhurat dhe fitimet, Dimon tha se, “të ardhurat e bankës do të bien ndjeshëm në vitin 2020 për shkak të Coronavirusit”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se në një rënie të thellë në ekonominë e SHBA-së.
Drejtuesit kanë thënë që ndërsa bankat më të mëdha amerikane tërhoqën vullnetarisht riblerjet e aksioneve në fillimin e krizës, dividentët e tyre ishin të sigurt.
Tani, me udhëheqësin e bankës më të vlefshme në botë nga kapitalizimi i tregut, që shtron temën e një ndikimi të pakthyshëm nga situata aktuale, duket se shumica e bankave gjithashtu do të preken ndjeshëm, nëse ekonomia nuk do të rikuperohet më vonë këtë vit.