Dimri është një stinë që ka një ndikim të dukshëm në lëkurën dhe mbarëvajtjen e shëndetit.
Përballë një situate të tillë, pjesët e trupit që janë në kontakt të drejtpërdrejtë janë dhe më të ndikuarat nga i ftohti, shkruan EO.
Prej syve të pezmatuar e deri tek buzët e çara, kjo stinë bën që shumë probleme të shfaqen në trup dhe ndikon që të mos dukemi aq mirë.
Ndërkohë, duhet të keni parasysh se ekzistojnë mënyra të ndryshme që ju bëjnë të dukeni bukur pavarësisht gjithçkaje.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju nevojiten për këto pjesë të trupit: sytë, buzët, lëkura, duart dhe këmbët, pasi këto janë pjesët e trupit më të ndjeshmet gjatë dimrit.
Lëkura
Lëkura vuan shumë gjatë ajrit të thatë në dimër dhe era e ashpër rezulton në plasaritje. Ajo mbetet e ndjeshme gjithashtu edhe ndaj rrezeve ultravjollcë, kështu që një krem me SP15 duhet të përdoret. Shpenzoni më pak kohë në dushe të nxehta.
Buzët
Buzët kanë pak mbrojtje ndaj të ftohtit për shkak se i ekspozohen më së shumti. Ato thahen dhe qahen, që është shenjë e mungesës së vitaminës B-kompleks. Arsyeja më e zakonshme pse qahen buzët këtë stinë është sepse ju i lëpini ato, duke i bërë ato të prira për t’u qarë. Përdorni kremra për buzë, pasi ju ndihmojnë që buzët të shërohen për 5-10 ditë.
Duart dhe këmbët
Edhe duart thahen dhe qahen kur ekspozohen ndaj elementeve të ashpra dhe atmosferës së thatë e ngrohjes qendrore, shkruan Noa, transmeton Klan Kosova. Kur i lani duart, mos i thani menjëherë, lëreni ujin që të zhytet në lëkurë. Përdorni sapun me zbutës.