Dinamo Zagrebi është urdhëruar të luajë ndeshjen e radhës si vendas në kupat evropiane pa tifozë pas sjelljeve raciste të tifozëve gjatë ndeshjes të Ligës së Evropës kundër Benficas.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga UEFA në faqen zyrtare.
Kampionia e Kroacisë po ashtu është gjobitur me 20 mijë euro, ndërsa ka edhe një ndeshje të dytë për të luajtur pa tifozë, por me kusht në një periudhë dyvjeçare.
Klubi është gjobitur me 47 mijë euro të tjerë për ndezje të mjeteve piroteknike dhe po ashtu hedhje të gjësendeve në fushë e bllokim të shkallëve.