Skuadra e Dinamo Zagreb ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Europa League.
Skuadra kroate siguroi kualifikimin pasi mundën skuadrën ruse, Krasnodar, transmeton lajmi.net.
Dinamo Zagreb fitoi ndeshjen me rezultatin 1-0, me golin e Orsic në min (31′) dhe me rezultatin përfundimtar në të dyja ndeshjet 3-2.
Këtë ndeshje, Lirim Kastrati qëndroi në bankën rezervë, por kjo nuk do të thotë që klubi kroat ka probleme me kosovarin.
Në fakt është e kundërta, pasi që në festën e kualifikimit pas ndeshjes, Dinamo Zagrebi kishte vënë flamurin e Kosovës afër flamujve të tjerë si shenjë respekti.
Afër aty ishte edhe flamuri i Maqedonisë, shkaku i Arjan Ademit i cili është reprezentues i Kombëtares maqedonase.