Erblina Dinarama, drejtoreshë e strehimores “Shtëpia e Sigurt, në Raport të KTV-së ka thënë se që nga marsi kanë pranuar rreth 63 raste të reja të dhunës në familje, ndërsa shton se Policia e Kosovës ka nevojë për kapacitete shtesë.
“Prej marsit deri tash, kemi strehuar rreth 63 viktima, raste të reja nëna me fëmijë të tyre. Policia e Kosovës ka nevojë për kapacitete shtesë sepse kanë pasë problem me virusin dhe shumica kanë qenë të izoluar, por ajo e Gjakovës i ka marrë të gjitha masat dhe ata që kanë pasë nevojë i kanë sjellë në strehimore”, tha ajo.
Dinarama tha se vazhdimisht punojnë për rehabilitimin dhe riintegrimin e grave, çka do të thotë se atyre u ofrohet edhe punë në komunë.
“Shumica e rasteve që vijnë në stregimoren tonë, 3-6 muaj nuk e përfillim sepse qëndrojnë më gjatë tek ne. Riintegrimi dhe rehabilitmi, punojmë me traumën dhe stresin që kanë përjetuar për vite me radhë. Riintegrimi nënkutpon ngritjen e personit, ato që tregojnë afinitet i punëojmë në komunën e Gjakovës dhe po ashtu në fushën e riintegrimit gratë i puënsojmë si pastruese apo mbikëqyrëse të moshuarve apo fëmijëve. Këto i bënë ato më të vetëdijshme”, tha ajo.
Ajo thotë se sfida kryesore e strehimores është financimim jo i qëndrueshëm për çka ka bërë thirrje tek institucionet që viti 2021 të mos i gjejë më me këto problematike por të gjejë një zgjidhje
“Sfidat më të mëdha përvec financimit jo të qëndreushëm dhe të vazhudeshëm, problem kryedsor e kemi këtë, ne që nga viti 2006 mbëhstteim nga MPMS por kjo mëbhëtstej është mbështetje në periudha. Viti për vit e kemi problemin në fillim të vitit të financiomit sepse ministria arsyetohet se nuk është aprovuar buxheti për vitin pasues”.
Dinarama problemtikë e sheh edhe Konventën e Stambollit dhe ligjet e Kosovës, përmes së cilave ndalohet ndërmjetësimi në rastet e dhunës së familjeve.
“Më problematike është se me Konventë të Stambollit dhe ligje të Kosovës është endnalaur ndërmjetësimi i rasteve të dhunës në familje. Problematika është se secili nga institucionet në njëfarë forme bëjnë ndërmjetësim në rastet e dhunë snë familje dhe kjo sjell pasoja, vjen deri te vrasjet ndoshta”, ka thënë ajo.