Hë për hë, analistët do t’i besojnë gjithçkaje që lidhet me samitin historik që pritet t’i bëjë bashkë Donald Trumpin dhe Kim Jong-unin, kështu që kur “New York Post” raportonte se ylli i basketbollit, Dennis Rodman, mund të shfaqej në samit, askush nuk u habit.
Por diplomacia e basketbollit mund të jetë e duhura në raport me Korenë Veriore, shpjegon Michael Madden, shkruan sot “Koha Ditore”.
I pari amerikan që takon dy presidentët
Dennis Rodman shquhet për diçka të habitshme. Ai është bërë amerikani i parë që është takuar me dy presidentët: Donald Trumpin dhe Kim Jong-unin. Ai dy herë është shfaqur në emisionin televiziv të Trumpit, “Apprentice” dhe ka udhëtuar pesë herë në Korenë Veriore.
Madje pretendon se i ka dhënë Kimit një kopje të “Art of Deal”, doracak i Trumpit për mënyrën e menaxhimit të bizneseve të mëdha.