Diplomatët e nivelit të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut janë duke zhvilluar takime në Stokholm të Suedisë.
Një burim i panjohur diplomatik i cili nuk ka pranuar t’i publikohet emri, ka bërë të ditur se në mesin e e të deleguarve janë edhe diplomatja koreano-veriore, Choe Son Hui, si dhe amerikani Stephen Biegun, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Nëpërmjet këtyre bisedimeve synohet që të organizohet një takim tjetër midis Presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe Udhëheqësit të Koresë Veriore, Kim Jong Un.
Së fundmi Presidenti Trump është bërë avokat i zvarritjes së procesit për të arritur një marrëveshje përfundimtare me homologun Jong Un.
Ai ka thënë se Koreja e Veriut ka suspenduar programin për testimin e raketave bërthamore.
“Sikur mos të kishte qenë administrata ime, tani Azia do të ndodhej në një luftë të madhe”.