Diplomati gjerman viziton Autoritetin e Aviacionit Civil, diskutohet roli i rëndësishëm i udhëtimit ajror

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

I ngarkuar me Punë i Ambasadës Gjermane, i shoqëruar edhe nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, u takuan me përfaqësuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil, për të diskutuar rolin e këtij mekanizmi, i cili shërben jo vetëm përmes sigurisë dhe efikasitetit, por edhe si një mundësi për lidhjen njerëzore.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se “Për shumë kosovarë, veçanërisht për ata që jetojnë në Gjermani, udhëtimi ajror është një urë për të arritur në shtëpi. Me afrimin e sezonit festiv, Aeroporti i Prishtinës shndërrohet në një vend ku distancat zhduken dhe familjet ribashkohen. Kjo lidhje e fortë është më shumë se një udhëtim; është një mundësi për të krijuar momente të përbashkëta, për të festuar dhe për të ruajtur lidhjet e qëndrueshme mes brezave”.

Shkëmbimi i ideve mes Böttcher dhe përfaqësuesve të aviacionit civil u përqendrua në mënyrën se si infrastruktura dhe rregullimi i aviacionit mund të vazhdojnë të zhvillohen, duke u përshtatur me nevojat e qytetarëve dhe duke u përgatitur për sfidat e ardhshme, kjo sepse lidhshmëria, e cila mund të duket si një koncept abstrakt, matet në ribashkimet e ngrohta, festat e përbashkëta dhe lidhjet që mbijetojnë përtej distancave.

Të ngjashme