Ambasadori amerikan Greg Delawie ka takuar deputetët e Grupit 6+. Këtë e ka bërë të ditur deputeti Danush Ademi.
Ai ka thënë se me ambasadorin kanë folur rreth çështjeve të komuniteteve në përgjithësi.
“Deputeti/Kryetari i PDAK-së z.Danush Ademi së bashku me Deputet e Grupit 6+ u takua sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Greg Delawie, ku diskutuan për qështjet e Komuniteteve në përgjithësi”, thuhet në faqen e partisë Pdak.
Në këtë takim ishin edhe deputetja turke Myfera Srbica-Sinik dhe Fikrim Damka.