Diplomatja sllovene iu shtron darkë emisarëve e përfaqësuesve specialë për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 02 Sht 2025 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Sllovenisë, Neva Grašič, ka shtruar një darkë për emisarë e përfaqësues që janë të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor.

Mes tyre ishte edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, si dhe përfaqësues të Sllovenisë, Austrisë, Norvegjisë, Britanisë së Madhe e Francës.

Grasic tha se ishte e privilegjuar që organizoi këtë darkë, ndërsa tha se “diskutimet vjetore” për Ballkanin Perëndimor i mbajti në zemër të Forumit të Bledit.

Të ngjashme