Diplomimi i 64 kadetëve, Haxhiu: Iu kërkova që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm

Prishtinë | 17 Kor 2024 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka uruar kadetët në ceremoninë e diplomimit, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu, ka thënë se iu ka kërkuar që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

“Në këtë ceremoni të diplomimit i urova të gjithë kadetët për suksesin e arritur dhe i inkurajova secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin”, ka thënë ministrja.

Postimi i plotë:

Diplomimi i 64 kadetëve të gjeneratës së 44 të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në këtë ceremoni të diplomimit i urova të gjithë kadetët për suksesin e arritur dhe i inkurajova secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin. Iu kërkova që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Në fund iu ofrova mbështetje dhe i falënderova për përkushtimin dhe gatishmërinë për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shoqërisë sonë.

Të ngjashme