Diplomojnë 46 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Sot u mbajt ceremonia e diplomimit të 46 kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kjo ceremoni u mbajt në qytetin e Vushtrrisë.

Prezente ishte edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila edhe ndau diplomat për 46 kadetët e rinj.

Ministrja Haxhiu, në fjalën e saj, duke iu drejtuar kadetëve të rinj, kërkoi nga ata të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë në mënyrë që të krijojmë në institucionet korrektuese një ambient edhe më të mirë të trajtimit me profesionalizëm të punës dhe detyrave që do të bartin.


Duke inkurajuar drejt avancimit të shërbimit korrektues, ministrja Haxhiu tha se gjeneratat e reja duhet të shërbejnë si avancim i praktikave të detyrës së kryer me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Të ngjashme