Në objektin e UBT-së është organizuar Ceremonia e Gradimit për gjeneratën e 18-të, raporton Ekonomia Online.
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se falë punës së studentëve, ka arritur të jetë dëshmitarë i shumë sukseseve të këtij institucioni.
Më tej, ai theksoi se UBT-ja është lider i arsimit të lartë privat në vend, si rezultat i shumë bashkëpunimeve me partner të jashtëm.
“Sot ne do të jemi më të përgatitur për sfidat që do të përballemi, pasi ne si popull, e si individ përballemi me sfida të ndryshme. Me gjithë përparimet teknologjike ne prapë nuk mund ta parashikojmë me atë se çka mund të ndodh, e këtë e dëshmojë pandemia Covid-19. Qëllimi i UBT-së është përgatitja e kuadrove dhe gjenerimi i vlerave të studentëve. Pa marr parasysh rrethana edukimi e emancipimi nuk duhet të ndalen. Prandaj ne nuk kemi dashur ta anulojmë këtë për absolventët tanë, që t’iu mbetet në kujtesë ky moment i veçantë. Ne jemi këtu si rezultat i punës suaj. Ne po mundohemi që këtu në UBT t’ia ofrojmë kushtet më të mira të mundshme, duke iu përshtatur praktikave evropiane. UBT e ka krijuar një model inovativ në shoqërinë e Kosovës. Ju e dini që UBT ka marr një lajm të mirë këtë viti, ku jemi rendit në mesin e universiteteve shkencore me të mira në botë”.
Tutje, Hajrizi, tha se UBT po vazhdon të ketë qasje proaktive me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës.
“Kemi partnerë të shumtë, e profesor që dëshmon se nuk jemi vetë, por jemi pjesë e një rrjeti global. Ju e dini që UBT-ja ka qenë lider në fushën inovative
“Qëllimi i themelimit të UBT-së ka qenë të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës. Kemi vazhduar të kemi një qasje proaktive, gjithmonë duke bashkëpunuar me institucionet, OJQ e shumë të tjerë, që dëshmon se ka për qëllim rritjen e vlerave të jetesës ne Kosovë”.
Gjatë kësaj ceremonie, foli edhe Shkelqim Musiqi, ish-student i arkitekturës në UBT, i cili po vazhdon studimet në një universitet në Gjermani.
Ai tha se arritja që të vazhdojë studimet jashtë vendit, ka qenë falë punës së profesorëve të UBT-së.
Ndërsa, studentja Adonisa Musliu, tha se është nder dhe privilegj përfundimi i studimeve në një institucion si UBT-ja.
Tutje, ajo ka falënderuar profesorët dhe të gjithë stafin për punën e tyre.