UBT ka mbajtur të shtunën ceremoninë e diplomimit 2024, të studentëve të gjeneratës së 21-të, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ceremoni diplomuan mbi 1000 studentë, nga programet Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Menaxhim i Mekatronikës, Sistemet e Informacionit, Psikologji, Juridik, LLM – E Drejta Civile dhe e Pronës, LLM – E Drejta Penale, Studimet e Sigurisë, Zhvillim dhe Urbanizëm, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, e Dizajn i Integruar.
Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se çdo hap që kanë marr këta studente ka qenë gurthemel në ndërtimin e një të ardhme që i pret.
Ai ka thënë se diplomat e UBT dhe njoha e tyre është e pakrahasueshme në vend dhe jashtë vendit.
“Dita e sotme shënon një moment kthese në jetën tuaj, një moment që përmbledh vitet të tëra përkushtim, punë të palodhshme dhe përbejnë me sfida të të shumta. Çdo hap që keni marr deri në këtë pikë ka qenë gurthemel në ndërtimin ë një të ardhme që ju pret. Tani këtu jeni sot me njohuri, me provojnë, me aftësi që ju kanë transformuar jo vetëm si profesionist por edhe si individ. Keni zhvilluar aftësitë që do të ju shërbejnë gjatë gjithë jetës. Ju jeni të përanditur tani për gjithçka që do të vij. Nuk ka asgjë më të fuqishme se sa një mendje e arsimuar dhe një zemër plotë pasion. Këto janë dy arme me te forta në udhëtimin që ju pret. Ku është viti i 21 i ceremonive te gradimit në UBT, ceremonia e parë kishte vetëm 26 student, ndërsa kjo e sodit ka mbi 1000 student. UBT kontribuon edhe në Shqipëri, Austri, në Britani, në Emiratet e Bashkuar, në Slloveni, në Hungari dhe së shpejti edhe në ShBA. Diplomat e UBT dhe njoha e tyre është e pa krahasueshme në vend dhe jashtë vendit, e gjitha fal një prezantimi të vlerave dhe suksesit tuaj, të studenteve, të stafit tonë kudo në botë”, ka thënë ai.
Alumni i UBT-së, Driton Shala, tani i angazhuar në Universitetin e Columbias, ka përgëzuar studentë për punën dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë studimeve për të arritur në këtë ditë.
“Sot është një ditë e veçanta është festë. Para se gjithash dua të ju përgëzoj për punën e përkushtimin që keni treguar për të arritur këtë ditë. Më më fund, angazhimi, sakrifica e pasioni juaj u shpërblye. Në rrugëtimi tuja akademik keni kaluar shumë sfida, fakti që jeni këtu tregon përkushtim dëshmon pasionin që keni pasur. Mos harroni që në çdo fund është një fillim i ri”, ka thënë ai.
E studentja Dea Kacoli, ka thënë se në UBT ka ndërtuar të ardhmen e ëndrrave të saj.
“Çfarë po bëjë unë këtu? Ishte pyetja të cilën jo rralle here ja bëja vetës në fillimet e mija si studente. Ku në mesin e mijëra studentëve isha një vajze e re e etur për suksese por me pak ide se si ta arrija. Formësimi i karakterit tim dhe pjekuria erdhën me ardhjen time në këtë institucion. Këtu arrita që të gjeja versionin më të mirë të vetës sime dhe së dyti algoritmit drejtë suksesit. Çfarë po bëjë unë këtu? unë si ju dhe si shumë tjerë pas nesh po ndërtoj të ardhme e ëndrrave të mia”, ka thënë ajo.