Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar gjeneratën e 58-të të Policisë së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se 490 kadetët policorë do ta përfaqësojnë me përkushtim uniformën e policisë.
“Sot, radhëve të Policisë së Kosovës iu shtua edhe gjenerata e 58-të, me 490 kadetë policorë. Me këtë rast, shpreh urimet më të përzemërta për gjithë këta të rinj e të reja që nga sot e tutje me përkushtim do të përfaqësojnë uniformën e Policisë sonë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm në rendin publik dhe në siguri.
“Policia jonë, ka treguar profesionalizëm të madh të përgjegjësisë në rendin publik e siguri dhe i inkurajoj që këtë përgjegjësi ta ndjejnë edhe në të ardhmen”, është shprehur Haradinaj.