Diplomon gjenerata e parë e studentëve të edukimit në “Kadri Zekë”

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 12:30 | Nga

Egzona Dërmaku pas përfundimit me sukses të studimeve të nivelit Bachelor, është studentja e parë në Fakultetin e Edukimit programi parashkollor në Universitetit “Kadri Zeka”, e cila sot ka mbrojtur temën e diplomës.

Dekani i këtij fakulteti, Jonuz Dërvodeli, tha se diplomimi është një akt që gjithmonë mbetet në kujtesën e secilit, andaj në këtë ditë urojmë që kjo diplomë të shërbej në realizimin e ëndrrës së tyre, që në një ditë sa më të afërt, ata të jenë edukatorë të gjeneratës më të re, fëmijëve.

Gjatë mbrojtjes së temave të diplomës nga 24 studentët e Fakultetit të Edukimit, prej tyre 19 nga programi Fillor dhe 5 nga programi Parashkollor, kanë marrë pjesë profesor dhe asistentë të Universitetit si dhe familjarë të studentëve tashmë të diplomuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme