Diplomon oficeri i FSK-së në Republikën e Kroacisë

Prishtinë | 14 Shk 2024 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Nëntoger Elvir Rastoder ka diplomuar në Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes Kroate në Zagreb në drejtimin “Menaxhim dhe lidership ushtarak”.

Nëntoger Rastoder gjatë katër viteve të studimeve ka shfaqur disiplinë, përkushtim dhe angazhim në përmbushjen me sukses të gjitha kushteve të caktuara me plan programin studimor dhe duke i përmbyllur studimet me suksese mjaft të larta.

Pas përfundimit të studimeve nëntogeri do t`i bashkohet Forcës së Sigurisë së Kosovës për të dhënë kontributin e tij në shërbim të vendit.

Të ngjashme