Ambasada e Japonisë në Kosovë ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimit të lavdërimit për dirigjentin japonez Toshio Yanagisawa, i cili është dirigjenti kryesor i Orkestrës Filarmonike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Lavdërimet e ministrit të Jashtëm janë çmim zyrtar i qeverise japoneze për individët dhe grupet për arritjet e tyre të shquara në fushat ndërkombëtare në mënyre de te njohim kontributin e tyre në nxitjen e miqësisë midis Japonisë dhe vendeve tjera.
Ambasador i Japonisë në e Kosovë, Ryuta Mizuuchi, tha se arsyeja e ndarjes së këtij çmimi për dirigjentin japonez është për faktin se ka ushqyer marrëdhëniet Japoni-Kosovë nëpërmjet muzikës.
Ne fjalimin e tij, ambasadori Mizuuchi deklaroi se është i lumtur te jap këtë çmim veçanërisht me faktin se këtë vit festohet 15 vjetori i vendosjes se marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Gjithashtu, ky vit shënon 10 vjetorin e dhurimit te instrumenteve muzikore japoneze për Orkestrën Filarmonike të Kosovës nga Qeveria japoneze.
“Ai bashkoi kulturat japoneze dhe kosovare në orkestër, prandaj avancoi mirëkuptimin reciprok dhe sinkronizimin kulturor midis Japonisë dhe Kosovës. Përveç kësaj, ai ka nxitur pajtimin dhe harmoninë midis etnive të ndryshme në Ballkan nëpërmjet aktiviteteve te Orkestrës Kamertale Ballkanike, te cilën e themeloi ne vitin 2007”.
“Shume partitura muzikore që kemi luajtur janë interpretuar për herë të parë nga Filarmonia e Kosovës, prandaj ne kemi ndërtuar historinë kulturore të Kosovës në aspektin e muzikës klasike. Dëshiroj te shpreh mirënjohjen time për Filarmoninë e Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qeverise së Japonisë që me kanë mbështetur”, është shprehur Yanagisawa.