Numër i vogël i banorëve të lagjes “Dardania”, kanë protestuar për pak minuta lidhur me qasjen e kombibusëve ilegal në lagjen përmes “orës së kurrizit” dhe rrethrrotullimit te Shkolla Fillore “Xhemail Mustafa”, raporton Ekonomia Online.
Alush Gashi, banor i lagjes, tha se kanë pasur ankesa të shumta drejtuar Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, por se këta të fundit i kanë neglizhuar.
“Situatën në të cilën gjendemi momentalisht nuk është zgjidhje. Lajmërimi, ardhja e Policisë ose inspektorëve, dënimi i tyre, largimi i tyre është vetëm një zgjidhje afatshkurtër. Ne po kërkojmë zgjidhje afatgjate, ndoshta rialokimin e tyre sikurse edhe e ka kërkuar shoqata e tyre në një vend më të përshtatshëm për operim por jo nëpër lagje të cilat janë të frekuentuara”, sqaroi Gashi, raporton EO.
Sipas Gashit, kombibusët, pos që operojnë plotësisht jashtë ligjit, po krijojnë probleme për parking të banorëve, bërllog dhe mbetje tjera johigjienike, si dhe janë bërë pengesë elementare për qarkullim të makinave dhe këmbësorëve.
Gjatë kohë sa banorët ishin mbledhur, kombibusët nuk u panë në vendi ku zakonisht qëndrojnë. Ky protestë u përcoll edhe nga Policia e Kosovës.