Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se Kosova ka shënuar normën më të ulët të inflacionit që nga qershori i vitit 2021.
Kusari- Lila përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se disa e kanë të vështirë ta pranojnë këtë, shkruan Syri.net Kosova
“Norma vjetore e inflacionit në Kosovë u zbut për muajin e qershor 2023 në 2.8% nga 4.3% e reviduar në muajin në maj, duke shënuar normën më të ulët të inflacionit që nga qershori 2021.” – ka shkruar ajo.