Feminizmi zakonisht keqkuptohet dhe shihet si një lëvizje që urren meshkujt. Por në të vërtetë është e kundërta. Ajo ka të bëjë me vendosjen e barazisë mes burrave dhe grave. Shumë gra gjatë gjithë historisë janë hasur me ligje të ashpra seksiste, kështu fillimi i lëvizjes së feminizmit ishte krijuar për t’i dhënë fund diskriminimit.
Për të shpjeguar më saktë këtë lëvizje, po ju tregojmë 5 fakte mbi feminizmin që të gjithë ne duhet të dimë:
Feminizmi nuk është vetëm për gratë
Feminizmi është definuar si një lëvizje që do të vendosë fuqishëm barazi gjinore në jetën politike, sociale, ekonomike etj. Askund në këtë përkufizim nuk thuhet se ju duhet të jeni vetëm femra. Nëse mendoni se nëna, motra, vajza ose e dashura juaj duhet të kenë të njëjtat të drejta si ju, atëherë edhe ju jeni një feminist!
Feminizmi punon drejt barazisë, jo superioritetit femëror
Gjithmonë lëvizja feministe është paragjykuar pasi është konceptuar si një lëvizje që kërkon superioritetin e grave, ndërkohë që nuk është aspak e vërtetë. Lëvizja feministe bazohet vetëm në barazi gjinore.
Nëse jeni feminist, nuk ju bën më pak burrë
Ky është një fakt interesant që burrat duhet të kenë parasysh, pasi nëse respektoni gratë nuk ju bën më pak burrë apo më të dobët.
Të jesh feminist ju bën më të hapur me botën
Gratë e duan feminizmin, por nëse burrat do të pranojnë haptazi që janë feminist, thjesht do të tregojnë që respektojnë gruan e tyre po aq sa e respektojnë veten.
Feministet nuk i urrejnë meshkujt
Kjo gjë është shumë e rëndësishme që të theksohet. Feministet duan thjesht të jetojnë pa frikën e sulmit seksual dhe të përdoren për qëllime seksuale. Gjithashtu ka të bëjë me barazi në punë; çka do të thotë pagë dhe orar më i drejtë.