Një aksident me të lënduar ka ndodhur, sot në mbrëmje, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Smrekonicë, afër burgut të Smrekonicës, rreth orës 19.
Sikur shihet në fotografitë e Ekonomia Online, në aksident është përfshirë një “Touareg” dhe një furgon i tipit “Volkswagen”, i cili duket se po bartte udhëtarë në relacionin Vushtrri-Mitrovicë.
Në vendngjarje ka dalë policia për t’i zbardhur rrethanat e aksidentit. Ndërsa autoambulanca e cila mbërriti pas disa minutash i mori të lënduarit, përfshirë dhe disa fëmijë. Lëndimet nuk janë të rënda.
Aksidenti ka shkaktuar kolonë veturash, për pak minuta, në këtë rrugë të ngarkuar.