Dhoma juaj e ndenjës është hapësira ku ju kaloni kohë me familjen, miqtë, relaksoheni me veten tuaj dhe shumë gjëra tjera. Mirëpo, ekzistojnë edhe disa gjëra që nuk duhet të jetë asnjëherë e tillë dhoma e ndenjës. Hidhni një sy listës së mëposhtme dhe largoni gjërat që ndoshta janë zhvilluar në dhomën tuaj të ndenjës.
Të kërkoni falje për rrëmujën e krijuar
A filloni duke kërkuar falje për rrëmujën e krijuar, për projektet e papërfunduara, për divanin që nuk është ende ai i ëndërrave tuaja?a e bëni këtë me zë të lartë me çdo të ftuar në shtëpinë tuaj? Ndaloni sa më parë. Njerëzit që kujdesen për ju, këto nuk kanë fare rëndësi dhe për to mjafton ta shijoni momentin.
Të fshehni shumë shpesh shumë gjëra
Nëse keni gjetur ndonjë vend për t’i fshehur gjërat që nuk keni nevojë në përditshmëri, shumë mirë! Nëse përdorni pika apo vende të fshehta për sistemimin dhe ruajtjen e gjërave në dhomën e ndenjës, atëherë ju do të bllokoheni nga të gjitha anët. Kjo ndodhë, sepse megjithëse sytë tuaj nuk i shohin këto imtësira të fshehura, por mjafton të dini se ku i keni të fshehura, t’i përgjoni dhe të merreni me to.
Nuk i pastroni njollat e fshehura për një kohë të gjatë
Dhoma e ndenjës padyshim që merr shumë kohë dhe hapësirë për pastrim të plotë. Dhe nëse ju fshini sipërfaqësisht çdo ditë me fshesë korenti apo e pastroni pluhurin, ju mund të anashkaloni sërish disa nga pikat kryesore më të thella që nuk janë edhe aq të dukshme, por shumë të pista. Për shembull, lëvizja poshtë divanit akumulon një sasi të pluhurit, apo pastrimi i dritareve. Këto mund të jenë vende të vogla që nëse shmangen për një kohë të gjatë, mund të krijojnë një hapësirë më të pistë se kurrë. Pra, krijoni një orar të rregullt dhe mbani hapësirën tuaj të ndenjës të shëndetshme.
Të shmangni hapësirën e nevojshme të mobiljeve
Ju mund të zgjidhni për të shfrytëzuar dhomën e ndenjës në çdo mënyrë që funksionon më së miri për stilin tuaj të jetesës – ose duke biseduar me të ftuarit, duke shikuar ndonjë film apo diçka tjetër – çelësi i gjithë kësaj është të krijoni mobilim funksional, hapësirë që mund të përdoret dhe rregullim të orendive sipas nevojave tuaja.
Të mbathni këpucë
Mbathja e këpucëve në çdo pjesë të shtëpisë suaj, në fakt është një mënyrë e shpejtë për të bërë hapësirën më të pistë. Meqenëse dhoma e ndenjës është dhoma më e afërt me hyrjen e shtëpisë, njerëzit shpesh harrojnë duke i mbajtur mbathur këpucët. Andaj, është mirë të krijoni një hapësirë të veçantë ku mund të ftuarit t’i heqin këpucët dhe padyshim shtëpia juaj të qëndrojë e pastër!